Për herë, Dusan Vlahovic zbret në Evropë, për herë të parë do të ketë mundësi të shijojë magjinë e Champions League. Juventus shpreson shumë që sulmuesi serb të jetë i karikuar në maksimum, pasi sot më shumë se kurrë kërkohen golat e tij për të thyer Villareal, ose të paktën të marrin një rezultat pozitiv në transfertë.
Pas dy barazimeve radhazi në Serie A, kundër Atalanta dhe Torino, Juve shpreson të rikthehet tek fitorja në Champions, një turne ku kanë bërë mirë gjatë këtij edicioni. Allegri nuk dëshiron të kapet pas emrit dhe peshës së Villareal, për të çdo skuadër që vjen në këtë fazë është shumë e fortë:
“Do të jetë një ndeshje e fortë, shanset për të kaluar më tek janë 50% për të dy ekipet. Nuk jam në gjendje të them se kush janë diferencat mes dy ekipeve, e rëndësishme është të bëjmë një ndeshje të parë pozitive, më pas kualifikimi do të vendoset në ndeshjen e kthimit, pas 20 ditësh”, theksoi ndër të tjera trajneri i “Zonjës së Vjetër”.