Në takimin e përjavshëm në “Rudina” në Tv Klan, astrologia e njohur Meri Shehu jep parashikimin e saj për mbarëvajtjen e këtyre ditëve. Ndryshimet do të jenë të forta dhe do të ndihen më shumë në katër shenja, por fillimi i javës do të jetë i mirë për të gjithë.
Meri Shehu: Është një javë shumë e rëndësishme para hyrjes së Marsit që mund të konsiderohet apokaliptike. Do jetë një ndryshim apo zbulim i madh që nuk do të sjellë shkatërrim, por rifillim, diçka të re, një tronditje të madhe pozitive. Shenjat që do ta përjetojnë më fort janë shenjat e qëndrueshme Demët, Ujorët, Luanët dhe Akrepët. Në fund të javës Mërkuri në Ujor është në katërkëndësh me Uranin në Dem. Do marrim një tronditje në ngjarje e zbulime të reja, por fillimi i javës do jetë shumë i bukur.