Gazetari dhe botuesi i gazetës “TemA” Mero Baze, ka publikuar në rrjetin e tij social, një video nga fjala e ish-kryeministrit Sali Berisha në Durrës ku shfaqet duke komplimentuar punën e ish kryebashkiakut Vangjush Dako.

“Se Durrësi është tani më i mirë se sa ç’ishte 22 vite më parë” – shprehet Berisha.

Krahas postimit, Baze shkruan se më në fund Berisha ia njohur meritat e Dakos.

“Më në fund Doktori ja njeh meritat Gjushit për Durrësin” – shkruan Baze.

Sjellim në vëmendje se Berisha, shpeshherë ka akuzuar Dakon për korrupsion teksa ishte nën drejtimin e bashkisë së Durrësit apo fushatë zgjedhore me kriminelë.

Shpallja “non grata” nga SHBA duket se ka zbutur disi Berishën përballë Dakos ndaj të cilit gjithashtu është marrë i njëjti vendim.