Jo vetëm futboll në jetën e Leo Messit. Sulmuesi argjentinas ka qenë prej kohësh një sipërmarrës aktiv në sektorin e hotelerisë. Në vitin 2017, “Pleshti” bleu zinxhirin e “MiM Hotels”, i cili vazhdon të zgjerohet nga viti në vit.
Një zinxhir i profilit të lartë, me vendndodhje ekskluzive e të përshtatshme për ata që duan të jetojnë përvoja mes luksit dhe cilësisë. Deri më sot, ka katër hotele në pronësi të tij, Barcelona, Ibiza, Mallorca, Val d’Aran në Pyrenees, por deri në fund të vitit 2022, Messi do të hapë dy hotele të reja.
Në prill 2022, “MiM Hotels” do të inaugurohet në Andaluzi, në marinën e qytetit spanjoll. Ai do të ketë 45 dhoma, dy restorante, një palestër, SPA dhe disa fusha golfi. Për këtë strukturë, Leo Messi ka investuar 30 milionë euro.
Hapja e hotelit tjetër është planifikuar në Andorra, megjithëse për momentin rinovimet nuk kanë përfunduar ende. Sipas disa zërave, hoteli do të jetë kryesisht për familjet dhe do të ketë vetëm 31 dhoma.