Gjykata Kushtetuese ia bëri të qarta me pyetjet e saj Presidentit Ilir Meta se deklaratat e forta kundër ndërkombëtarëve apo palëve politike janë të patolerushme për pozicionin e tij si kreu i shtetit, por ai nuk ndalet. Edhe në konferencën e sotme për shtyp, Meta e ka pasur një kërcënim për të gjithë.
“Kur kërcënohet rendi kushtetues, kur nxitet artificialisht një konflikt dhe ju i dini kush i ka nxitur dhe tashmë filmi dhe teatri janë rrëzuar, sigurisht që presidenti do jetë njësh me Kushtetutën me interesin publik, kombëtar me pluralizmin politik. Ta harrojnë ata që kanë menduar në mënyrë mafioze, gjithë ata rilindas vendas dhe ndërkombëtar, vendas mavi dhe blu, se do të varrosin de facto pluralizmin politik në Shqipëri dhe do dhunojnë popullin e Shqipërisë, do dëshpërohen pa fund. Do të marrin përgjigjen e merituar”, tha Meta.