Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Denys Monastyrskyy thotë se situata është serioze, por e qëndrueshëm. Në një intervistë për BBC, ai ka deklaruar se “armiku çdo ditë dërgon më shumë forca”.
Sipas ministrit forcat ukrainase i kanë bërë rezistencë, por thekson se Kievi vazhdon të mbetet vendi kryesor i goditjes ruse.
“Presidenti çdo ditë më pyet, çdo ditë ne bashkërendojmë përpjekjet tona për situatën dhe atë që po ndodh dhe çdo ditë përgjigjemi se situata është e rëndë, por e qëndrueshme. Po, me të vërtetë, armiku çdo ditë dërgon gjithnjë e më shumë forca. Por forcat tona të armatosura të lavdishme në thelb po shkatërrojnë gjithçka që mbërrin në Kiev. Kievimbetet vendi i goditjes kryesore”, tha ai.
Monastyrskyy ka deklaruar se Kievi është i përgatitur për çdo skenar, ndërsa u shpreh se po krijojnë grupe të lëvizshme për të kapur diversantët rusë.
“Unë e kuptoj se çdo ditë ne po përgatitemi për çdo skenar, përfshirë në Kiev. Ai përfshin mbrojtjen territoriale, forcat e armatosura, Gardën Kombëtare, policinë kombëtare, shërbimin e sigurisë dhe Drejtorinë e Inteligjencës Ushtarake të ministrisë së mbrojtjes.
Ne po krijojmë grupe të lëvizshme për të kërkuar dhe për të kapur diversantë. Ne kemi deri në 100 grupe të tilla aktive në Kiev.
“Ne e kuptojmë që ne e kemi qartë në kontroll situatën në qytet në përgjithësi, por ka shumë çështje që vendosen çdo orë apo edhe çdo minutë”.