Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja inspektoi sot Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale të Fushë-Krujës.

“Godinat, ushqimi, vendet e kultit, apo siguria, mori secila vlerësimet, apo vërejtjet e çastit. Në përfundimin e gjithë vëzhgimeve të mia, secili drejtues do të ketë notën e tij për performancën në drejtimin e institucionit që i është besuar”, u shpreh ministri Manja.

Gjatë raportimit në Kuvend, javën e kaluar, ministri Manja u shpreh se progresraporti i fundit i Bashkimit Evropian evidentoi qartazi një përmirësim të sistemit penitenciar, me plotësimin e shumicës së rekomandimeve dhe nga Avokati i Popullit.

Aktualisht, këto institucione janë 81 % të populluara pra 19 % më pak se kapaciteti i tyre maksimal.