Monika dhe Iliri kanë biseduar së fundmi rreth finales së madhe të “Big Brother VIP”, e cila është me 18 Shkurt. Në puntatën e së martës balerini u zgjodh si finalisti i parë.
Gjatë bisedës, Monika është shprehur e sigurt se dhe Donald Veshaj do të jetë në finale. “Jam e sigurt që Donaldi është finalist”, është shprehur ajo.
Të njëjtin mendim e ka ndarë dhe Iliri. Pas këtij momenti dyshja e kanë mbyllur bisedën duke mos dashur të diskutojnë për nominimet.