Sulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata, shpjegon në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Villareal, për zgjedhjen e tij të qëndrimit me “Zonjën e Vjetër”.

“Trajneri beson shumë tek unë dhe më kërkoi të qëndroja, ai më beson dhe unë tashmë duhet ta kthej besimin e tij në fushën e lojës.

Thashethemet për Barcelonën nuk janë të rëndësishme, trajneri më shpjegoi idetë e tij dhe më tha se ardhja e Vlahovic nuk do të pezullonte por do të ndihmonte. Tashmë jam i motivuar dhe i karikuar.

Jam shumë i lumtur këtu te Juventus”, kështu është shprehur Morata.