Siç ka shkruar Marca, e ardhmja e Alvaro Morata-s tek Juventus është vendosur: klubi bardhezi nuk do ta blejë përfundimisht lojtarin pas investimit të bërë për Vlahovic dhe spanjolli do të kthehet tek Atletico Madrid.
Megjithatë, sulmuesi nuk bën pjesë në planet e Colchoneros, që synojnë ta shesin dhe të rikuperojnë 35 milionë eurot të fiksuar me Juventus-in për blerjen e tij përfundimtare.
Hipoteza më e mundshme, gjithmonë sipas Marca-s, është Arsenal-i. Topçinjtë kanë bërë një tentativë në ditët e fundit të merkatos së dimrit dhe mund të kthehen në sulm në merkaton e verës.
Gjithsesi, aventura e tij në Torino duket se ka mbërritur në fund. Do të jenë muaj vendimtar për Alvaro Morata, i cili nuk po bind në këtë sezon me bardhezinjtë.