Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Sarah Berisha, e ftuar në “ABC e Pasdites”, ajo tregoi gjithçka, nga momenti kur mori ftesën për të qenë moderatore, te ndarja e lajmit me të atin dhe me të dashurin Dj PM.
Ajo u shpreh se ishte në dush në momentin që mori telefonatën për t’u bërë moderatorë.
“Telefonatën ma bëri Nada skenaristja, po bëja dush. Mendova se ishte posta. Më tha jam Nada, skenaristja e ‘Kosheres’, mendova se po bëja ndonjë personazh të ftuar. Më tha doja të bëja një propozim për moderimin e spektaklit dhe mbeta. Unë nuk është se kam eksperienca të mëhershme prandaj fola fillimisht me babin. Pastaj fola me PM-in që më tha: ‘Ke mbështetjen time për çdo gjë që do bësh”, u shpreh Sarah.
Më tej, ajo tha se pas publikimit të lajmit, komentet kanë qenë pozitive, por ka pasur edhe nga ato negative, të cilat do e ndihmojnë për të ecur përpara.
“Reagimet kanë qenë pozitive, ka pas edhe disa portale, komentet poshtë kanë qenë negative, po më shtyjnë që t’ia dalë mban dhe profesorit do ja vërtetoj që mundem. Të them të drejtën e mendoja që mund të kisha oferta pune, po kaq shpejt jo, në një pozicion të tillë, sidomos te ‘Kosherja’ dhe në krah të Bes Kallakut”, shtoi bukuroshja