Ester Bylyku, prezantuese e “Glamour Zone” në RTV Ora ka përgënjeshtruar deklaratat e Einxhel Shkirës.

Einxhel po tregonte se ka punuar te RTV Ora, por Ester hedh dy story duke e përgënjeshtruar.“Mashtrim! Ske punuar asnje ore tek RTV Ora. Kjo s’është në terezi. Kam 9 vjet unë aty përditë, s’të kam parë një herë! Mos gënje”,- ka shkruar Esteri.

Po ka pasur dhe njerëz që e kanë mbështetur Einxhelin.

Mikesha e Einxhelit ka qenë te “Shqipëria Live”.Sipas saj, Einxhel u hoq nga puna nga vëllezërit Veshaj, për shkak se nuk mbërriti në kohë për xhirimet e emisionit, ndërkohë që nuk mori asnjë përgjigje nga djemtë.

Ajo tregoi se pasqyra e goditi në anën e djathtë të syrit dhe nuk mund të largoheshin dot nga vendi i ngjarjes para se të vinte policia.

“Duke qenë se e pësoi aksidentin në anën e djathtë, Einxhel ishte pasagjere. Xhami ishte i hapur dhe pasqyra e goditi në anën e djathtë të syrit. As unë as Einxhel nuk duhet të largoheshim nga vendngjarja dhe u ndjeva keq se duhet ta çoja në xhirime. Tha se ka pësuar një aksident, nuk mori përgjigje. U mundua të kontakt me ta, pavarësisht se po i shfaqej një hematomë pranë syrit, por nuk duhet të largohej derisa të vinte policia”, tregoi ajo.