Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se rrugët drejt Valbonës janë pastruar nga dëbora dhe se qarkullimi i automjeteve kryhet lirisht.
Ndërkohë në zonën e Qafë-Thanës, intensiteti i reshjeve të dëborës është ulur.
Mjetet borëpastruese janë në terren dhe po punojnë për pastrimin e aksit. ARRSH njofton se qarkullimi kryhet pa problem.
Gjithashtu ARRSH njofton drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes në lëvizje dhe të jenë të pajisur me goma dimërore dhe zinxhirë.
“Në Qafë Thanë ka reshje me intensitet të ulët. Mjetet borëpastruese janë në terren për të bërë pastrimin e plotë të aksit dhe shpërndarjen e kripës. Qarkullimi kryhet pa probleme. Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.
Valbonë! Rruga është e pastër dhe qarkullimi kryhet pa probleme” – thuhet në njoftimet e ARRSH-së.