Autoriteti Portual Durrës ka njoftuar sot se për shkak të motit të keq që do të përfshijë detin Adriatik, dy tragete do të nisen 3 orë më herët.
Gjithashtu Autoritetit italiane kanë njoftuar mbylljen e përkohshme të Portit të Barit ditën e nesërme dhe për rrjedhojë do të reflektohet edhe në ndryshime apo anulime të përkohshme të lundrimeve të planifikuara nga Porti i Durrësit.
NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR UDHËTARËT‼️
⚠️Njoftojmë të gjithë udhëtarët që kanë rezervuar lundrimin e tyre mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Portit të Barit, me tragetin “AF MARINA” dhe “RIGEL VII”, se për shkak të situatës së motit, i cili pritet të përfshijë rajonin e Adriatikut?, nisja sotme do të bëhet në orën 19:00 dhe jo në orën 22:00 sipas parashikimit.
??Kërkojmë mirëkuptimin e udhëtarëve të cilët duhet të paraqiten më herët në Portin e Durrësit për të kryer në kohë procedurat e imbarkimit.
??Përkatësisht, imbarkimi do të fillojë në orën 16:00 për kamionët dhe në orën 17:00 për pasagjerët.
??Autoritetit italiane kanë njoftuar mbylljen e përkohshme të Portit të Barit ditën e nesërme, dt. 22.02.2022 dhe për rrjedhojë do të reflektohet edhe në ndryshime apo anulime të përkohshme të lundrimeve të planifikuara nga Porti i Durrësit.
??Ju lutem, për çdo sqarim, adresohuni pranë kompanive të lundrimeve ose në adresën tonë zyrtare, www.durresport.al
#Autoriteti_Portual_Durrës⚓️