Për shkak të motit të keq, autoritetet në Kapshticë dhe në Qafë Thanë kanë vendosur të mbyllin këto dy pika doganore për automjetet e tonazhit të rëndë.

“Autoritetet e Policisë Maqedonase dhe Policisë Greke, kanë njoftuar palën shqiptare, se për shkak të reshjeve të dendura të borës në Maqedoni dhe Greqi, vështirësive në lëvizje, prezencës së akullit në rrugë, deri në normalizimin e situatës dhe pastrimit të rrugëve, do të ndalohet lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë, në pikat e kalimit kufitar Qafë Thanë dhe Kapshticë.

Apelojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve të kësaj kategorie (kamionave), që deri në një njoftim të dytë të shmangin lëvizjen në drejtim të Maqedonisë dhe Greqisë, pasi nuk do lejohet kalimi i tyre drejt shteteve fqinje, për shkak se krijohen vështirësi në trafik dhe pengesa për mjetet borëpastruese”.

Ndërkohë, pak momente më parë, një kamion ka dalë nga rruga në aksin Korçë-Kapshticë duke përfunduar në kanal. Gjysma e kamionit është në rrugë çka ka shkaktuar bllokim të trafik.