Tre raste të reja me nën variantin e ri të Omicron janë konfirmuar së fundmi në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë javës së kaluar laboratori i Virologjisë dhe Diagnostikimit Molekular në Institutin e Shëndetit Publik – Shkup ka realizuar një sekuencë prej 41 mostrave pozitive të Covid-19.

Sipas ISHP-së, në 35 mostra është vërtetuar Ba.1 sublime e Omicron, ndërsa në tre persona është regjistruan nën varianti e linjës B.1.1.529 e Omicron SARS-CoV-2, e njohur si “stealth” Omicron (dy janë nga Shkupi dhe një nga Strumica).