Nga Jakin Marena/ Armando Duka vazhdoi me të njejtin intensitet si përgjatë këtyre 20 viteve të manipulonte deri në “qelizën” më të fundit të zgjedhjeve për kreun e FSHF, dhe në këto zgjedhje të radhës.
“Testin” më të fortë kërkoi ta bënte në Tiranë, teksa konfirmoi me vota të panipuluara si kreun e Shoqatës së Futbollit Tirana Krenar Alimehmetin.
Metodë unike që zhduk kërpudhat e thonjve të këmbës për 3 ditë
Clavosan
Kandidati tjetër Eduard Prodani u tërhoq nga gara bashkë me mbështetësit e tij dhe akuzoi Armand Dukën se ka shtuar si votues 20 persona anonimë dhe me këto anonimët ka bërë kuorumin për të votuar Alimehmetin.
Më pas Duka nuk u ndal teksa “pilotoi” nga Tirana drejt Gjirokastrës mbështetësit e tij, kamikazë dhe njerëz që për 20 vite me radhë janë paguar “qyl” nga ana e FSHF për të manipuluar votimin dhe atje e për të nxjerrë numrin e nevojshëm të delegatëve që do të votonin Armando Dukën për kryetar të FSHF.
Të njejtën gjë Duka bëri në Shkodër, në Lezhë dhe përfundimisht gjithë procesi zgjedhor për kreun e FSHF ishte i manipuluar deri në detaje, çka e bënte thuajse të pamundur shansin që Armand Duka bashkë me tërë njerëzit e korruptuar që mban rreth vetes, të iknin dhe të çlironin institucionin më të lartë të futbollit në Shqipëri.
Kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, me atributin e të interesuarit direkt për futbollin në kryeqytet, për shkak se ka tagrin e aksionerit në klubin e futbollit “Tirana” por dhe me statusin e investitorit më të madh në vend për këtë sport, në ndërtimin e fushave dhe terreneve sportive në shkolla e në tërë kryeqytetin për fëmijët, të rinj dhe qytetarët, e kundërshtoi fort kapjen e FSHF në mënyrë të paligjshme nga ana e Armand Dukës.
Ndonëse hasi në reagimin e ashpër të të “çimentuarve” në krye të FSHF, teksa e akuzonin për ndërhyrje politike në punët e organizatës më të madhe të fubollit në vend, Veliaj por dhe gjithë komuniteti sportdashës në vend që duan ringritjen e futbollit me themel sipas moshave deri tek kombëtarja e madhe, nuk u tërhoqen, duke kërkuar madje dhe ndërhyrjen e drejtësisë për t’i dhënë fund “pengmarrjes” së FSH nga Armando Duka.
Lajmi i mirë ka ardhur ditën e sotme teksa Gjykata e Tiranës ka rrëzuar zgjedhjet e organizuara nga FSHF për Shoqatën Rajonale të Tiranës duke i cilësuar ato të manipuluara. Kjo Gjykatë ka njohur asamblenë e thërritur nga kryebashkiaku Erion Veliaj, e ka regjistruar Eduard Prodranin si drejtues të Shoqatës Rajonale të Tiranës.
Kështu që në mesin e akuzave dhe padive kundër Federatës Shqiptare të Futbollit, gjykata pra ka dhënë verdiktin e parë, duke e vlerësuar të manipuluar procesin e zgjedhjeve të 24 janarit për kryetarin e shoqatës së futbollit të Tiranës. Gjykata vendos të njohë kryetar Eduard Prodanin dhe rrëzon Krenar Alimehmeti, kryetarin që mbështet Armand Duka dhe që u zgjodh në një proces të manipuluar me delegatë anonimë.
Padia që u dorëzua nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Veliaj, në cilësinë e aksionerit të klubit të Tiranës, kundër 2 zyrtarëve, Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Ilir Shulkut, dhe sekretarit të Shoqatës, Ardian Haçit, përbën dhe elementin e parë e më të rëndësishëm të çmontimit të manipulimit të hapur që ditë pas dite Armand Duka ka bërë me zgjedhjet në FSHF, vetëm e vetëm për të marrë një mandat të ri në krye të këtij institucioni.
“Betejën për Tiranën e fituam! Ju falenderoj të gjithëve nga zemra që besuat e mbështetët kauzën e pastrimit të llumit nga futbolli! Gjykata foli, le ta respektojmë! Por duhet që secili të bëjë betejën e vet në çdo qytet, të pastrohet sporti nga bandat!”, tha Veliaj pas marrjes së këtij vendimi nga Gjykata e Tiranës. E cila tregoi se përtej “vezëve” të prishura për 20 vite të Armando Dukës ka drejtësi dhe për institucionin më të lartë të futbollit në Shqipëri.
Teksa po komentojmë vendimin e gjyqësorit në Tiranë që rrëzoi Dukën, shihet qartë se kanë nisur të çlirohen dhe qytete si Shkodra, Gjirokastra, Lezha e qytete të tjera në vend, ku vota e komunitetit të futbollit u ishte marrë përdhunisht vetëm për të zgjatur mbretërimin e Armand Dukës në krye të FSHF. Priten ankesa të tjera të forta duke bërë që 2 marsi i caktuar nga Duka për të votuar vetëveten në krye të FSHF, të vihet në diskutim për të mos u zhvilluar.
Dhe kreu i UEFA-s Ceferin kërkoi zgjedhje të drejta, duke lënë madje dhe përfaqësuesit e vet për monitorimin e situatës, çka tregon se mbështetja për Dukën në organizmin më të lartë të futbollit europian nuk është më pa kufizim, dhe se “krimbi” i dyshimit për manipulim të zgjedhjeve për FSHF tashmë ka mbërritur dhe në këtë institucion të lartë të futbollit të kontinentit të vjetër.
Me çmontimin e Dukës nga drejtimi i FSHF pritet të çlirohen dhe talentet e reja në futboll për të vërshuar drejt kombëtareve të moshave pa paguar para tek këta “taksues” të pakryq, dhe për të vënë talentin e tyre në funksion të nderit të kombit por dhe të karrierës së vetë protagonistëve.
Me këtë rast nuk do të shohim as super-lojtarin tonë Armando Broja larg 11-tshit të kombëtares, që me gjithë talentin agresiv që po tregon nga dita në ditë në kampionatin më të fortë në Europë, në Premier Ligën angleze, duke u shndërruar në “gjuetar” golash aq të nevojshëm për kombëtaren tonë, dhe megjithëse është “adash” me kreun aktual të FSH, nuk po gjen hapësira në formacionin e Edy Rejës. Thjeshtë e vetëm se nuk pranon të shitet për një vend në formacionin bazë.
Vendimi i sotëm i gjykatës së Tiranës na bën të shpresojmë se më në fund futbolli shqiptar do të çlirohet nga ky makth që e ka mbërthyer për 20 vite për shkak të Armando Dukës, të shpëtojë nga dështimet e njëpasnjëshme dhe të shkojë drejt ringritjes. Filli i fundit të Dukës nisi me sa duket.