Ndërsa bombat dhe raketat vazhdonin të sulmonin kryeqytetin ukrainas të Kievit, një grua e re lindi në një strehë nëntokësore. Tani, imazhi i vajzës së porsalindur po shikohet nga të gjithë si një fije shprese në vendin e shkatërruar nga lufta.
Ndërsa Rusia vazhdon të sulmojë Ukrainën, qytetarët kanë përdorur stacionet e metrosë si strehimore për bombat. Njëra prej tyre, një nënë 23-vjeçare shtatzënë filloi të përjetonte dhimbje lindjeje duke sjellë në jetë një fëmijë në rrethana të jashtëzakonshme.
Më pas ajo u thirr një ambulance, ku nëna dhe foshnja u dërguan në spital. Të dyja janë mirë, sipas raportimeve.
Ky lajm është bërë i ditur nga Hannah Hopko, kryetare e konferencës “Demokracia në Veprim”:
“Mia lindi në një strehë në një kohë sigurisht stresuese, gjatë bombardimit të Kievit. Nëna e saj është e lumtur dhe mirë, pavarësisht se ka pasur një lindje të vështirë. Ne mbrojmë jetën dhe njerëzimin”, ka shkruar ajo.
Por vajza e lindur në Kiev nuk është e vetmja e lindur gjatë pushtimit rus të Ukrainës. Një mjek tha në rrjetet sociale se edhe një tjetër i porsalindur erdhi në jetë gjatë natës. Për shkak të bombardimeve, dhoma e spitalit thuhet se ishte shkatërruar, kështu që ai e ndihmoi gruan të lindte në një bodrum.