Gjatë mbrëmjes së djeshme, në një nga koncertet e mbajtura nga reperi i njohur, Noyzi ka ndodhur një incident i vogël.

Teksa ai po performonte në skenë, u hodh në ‘turmën’ e fansave të cilët në pak sekonda kanë ‘rrëmbyer’ varësen që reperi mbante në qafë.

Megjathatë, edhe pas këtij momenti Noyzi sërish është ngjitur në skenë për të përformuar i rrethuar nga sigurimi të cilin e mbanin.

Reperi e ka anashkaluar të gjithë këtë situatë me të qeshura dhe është përpjekur të mos bjerë shumë në sy, por ka ndaluar performancën.

Megjithatë, videoja u bë virale shumë shpejt në rrjete sociale, madje edhe reperi e ka publikuar në llogarinë e tij ‘Tik-Tok’.

“Iku varësja”,-ishin fjalët e reperit shoqëruar me një emoji teksa qesh.

Kjo nuk është hera e parë që të tilla indidente ndodhin me reperët shqipatarë nga fansat e tyre, pasi edhe disa ditë më parë në një koncert të mbajtur në New York, Burtint Imeri është qëlluar me një shishe kokës.