Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një intervistë për Report Tv është shprehur se Lulzim Basha mund të mos hyjë në zgjedhje, pasi sipas saj nuk ka shpjegim tjetër fakti që nuk ka publikuar ende kandidatët.
-Mund të më thoni ju cili është morali që ka sot selia e bravave përballë qytetarëve të opozitës. Të gjitha kauzat e tradhëtuara. Që me kauzën e studentëve, rrugën e Kukësit, teatri kombëtar, unaza e re. Një aleat armik e keni cilësuar Lulzim Bashën Patjetër një aleat armik, mjafton të shikoni proceverbalet e grupeve të numërimit të Partisë Demokratike në 25 prill. I hiqet mandate Elona Gurit i jepet Edi Ramës. I hiqet mandate Ardit Celës i jepet Blendi Klosit, i hiqet mandati Endrit Braimllarit i jepet Niko Peleshit. Mjafton kjo për të kuptuar sesi mandatet i hiqen LSI dhe i shiten Partisë Socialiste. LSI nuk ka ndërmend të luftojë për të shkuarën por të mësojë nga e shkuara.
Të nxjerrë kandidatët një hëre se nuk ka nxjerrë kandidatët. Afatet e fundit këto ditë janë. 6 shkurti është afati i fundit. Të mendosh që ka 10 vjet për primare dhe ende nuk ka hedhur emrat. Apo po bën sondazhe një listë apo dy lista. Është traditë e përhershme, është traditë që i mban gjërat në momentin e fundit. Unë shpresoj që të marrë pjesë në zgjedhjet e 6 marsit po mos u çudisni kur të thotë që nuk bëhem pjesë e ‘Trekëndëshit të Bermudës’ dhe nuk marr pjesë në zgjedhjet e 6 marsit, sepse kam përshtypjen që rezultatet do të jenë komplet ndryshe.
Mendoni që nuk do të hyjë në garë?
Po këtë punë ka bërë gjithmonë. Nuk na futi në zgjedhjet e 30 qershorit. Tha nuk do ti lëshojmë zyrat, i lëshoj zyrat me celësat me të gjitha me të tëra. Nuk do bëjmë këtë, nuk do bëjmë atë. Mbi trupin tim do kalojë ky, mbi trupin tim do kalojë ai.