Në vigjilje të sfidës kundër Fiorentines, Maurizio Sarri flet për herë të parë pas mbylljes së merkatos, një temë e cila me sa duket ka sjell një ftohje ndërmjet trajnerit dhe stafit drejtues, dukshëm i pakënaqur me lëvizjet e bëra:
“Merkato është mbyllur, stop. Është e kotë të flasim tani, çdo lloj diskutimi që do të behet mund të kthehet kundër skuadrës. Nuk kam asgjë për të thënë, duhet të bëjmë më të mirën me grupin që kemi në dispozicion, për më tepër nuk dua ti jap asnjë alibi ekipit.
A kam folur me Lototon? Kemi folur dy apo tre ditë më parë. Kemi një raport shumë direkt, i them ato që mendoj, ai po ashtu, por nuk kemi diskutuar për rinovimin e kontratës.
A jam i palumtur? Nuk bie në këto kurthe, jam 63 vjeç”, u shpreh ndër të tjera Sarri.