Deputeti ukrainas Sviatoslav Yurash ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një interviste për Radio 4’s Today. Teksa u pyet se cili ishte plani i tij nëse ushtria e Ukrainës dështonte në përballjen me pushtimin e Rusisë, deputeti u përgjigj se po shikonte pushkën e tij AK-47.
“Ky është një pushtim në shkallë të plotë që synon të shkatërrojë shtetin ukrainas dhe ta marrë atë,” thotë Yurash, duke shtuar se të gjithë ukrainasve që duan të ndihmojnë në luftën do t’u jepet shansi për ta bërë këtë.
“Ne po armatosim njerëz që do t’i çojnë atë në luftë kundër rusëve në çdo mënyrë. Ne jemi një komb prej 40 milionë banorësh dhe nuk do të qëndrojmë duarkryq siç bën Rusia ashtu siç dëshirojnë të gjithë përtej kufijve të saj. Ne do të luftojmë me gjithçka që kemi dhe gjithë mbështetjen që bota mund të na japë.”, tha ai.