Lulzim Basha nuk del dot nga vetja. Ai e ka shumë të vështirë të mos gënjejë e manipulojë. Siç po përpiqet ta shesë vetën si politikan i ardhur dje në arenën politike kur në fakt ka 17 vjet në politike, 10 ngatë cilat në pushtet, tani në rrjetet sociale publikon video nga takimet që i zhvillon natën dhe i paraqet sikur po i zhvillon direkt në mesditë.

Postimi i fundit në Facebook-un e Bashës është një video që po transmetohej direkt, por në fakt ishte regjistruar mbrëmë. Që në fillim të fjalës së tij Bashs thotë ”mirëmbrëma dhe faleminderit për mikpritjen”.

Regjistrimet e Bashës bëhen për dy arsye, sipas burimeve nga brenda selisë blu: E para sepse ai bën shumë gafa e zyra e medias duhet ta montojë videon dhe e dyta, sepse ai fle deri vonë dhe nuk zhvillon dot takime para orës 14:00 të mesditës.