Rrushja është një nga konkurrentet më të përfolura të edicionit të tretë të “Për’puthen”. Ajo ka spikatur në program jo vetëm se u bë vajza e parë nga Kosova, por edhe për shkak të dinamikave të shumta që ka krijuar në programin e dashurisë.
Ditën e sotme, në puntatën e rradhës së emisionit, ajo tregoi një histori të pakëndshme që i ka ndodhur në të shkuarën.
Ajo hapi zemrën rreth lidhjes së saj më të gjatë të dashurisë, të cilës i ka dhënë fund si pasojë e xhelozisë, sipas saj, shumë ekstreme.
Rrushja tha gjatë kësaj marrëdhënieje qëndronte gjatë të gjithë kohës mbyllur në shtëpi, pasi ish i dashuri i saj nuk e lejonte ate as të dilte për të blerë apo pirë kafe.
Ajo rrëfeu se duroi në këtë lidhje për një kohë të gjatë, prej plot 4 vite. Mirëpo, më në fund vendosi t’i jepte fund.
“Nisa të mbyllesha në shtëpi. Po mbyllesha mes katër mureve. Durova sa durova, pastaj nuk mundesha më. Nuk më linte as të bija një kafe. Ishte një marrëdhënie katër vjeçare por e pashë që më mirë ishte të ndahesha”, – ka treguar ajo.
Rikujtojmë se Rrushja është përfolur shumë edhe për motrën e saj që sapo ka hyrë në program, e shkuara e së cilës u cilësua si mjaft problematike.