Portali i familjes Berisha ka bërë një zbulim të madh nga Amerika këtë të hënë.
Sipas tyre, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili i bërëi gjëmën Berishës familjarisht, duke e shpallur “non grata”, qenka mërzitur me ambasadoren amerikanë në Tiranë, Yuri Kim, e cila po sipas portalit të familjes Berisha, synonte të bëhej ambasadore në Korenë e Jugut.
Por Blinken, sipas familjes Berisha, për arsye që Zeni.net nuk i ka mësuar dot ende, e ka “djegur” kandidaturën e Yuri Kim.
“Pak kohë më parë, disa zëra në Tiranë thoshin se karriera diplomatike e Yuri Kim do vijonte si ambasadore e ShBA-së në Korenë e Jugut, por me sa duket këtë pozicion Sekretari i Shtetit Antony Blinken i’a ka besuar zotit Philip Goldberg.
Ende nuk dihet se çfarë ka ndikuar që ambasadorja Yuri Kim të mos e vijonte karrierën e saj si diplomate në Kore të Jugut.
Nga një dokument i siguruar nga SYRI, mësohet se Sekretari Blinken ka prezantuar si ambasadorin e ri të ShBA-së në Kore të Jugut Mr. Philip Goldberg dy ditë më parë në datë 12 shkurt 2022”, shkruan portali i familjes Berisha.
Me sa duket, tani Blinken qenka kthyer në një burrë të mirë, që po “hakmerret” ndaj armiqve të Berishës në Tiranë.