Mbrëmjen e djeshme brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” hynë disa personazhe të ekranit, mes tyre dhe Xhemi Shehu. Në një moment Iliri vendosi në një situatë të sikletshme moderatoren duke i bërë një pyetje.

Iliri pyeti Xhemin se po të hapte kutinë e Pandorës, cilët do të ishin tre banorë që ajo do të çonte në nominim.

“Tani ju keni 120 ditë këtu, ndërsa unë kam 120 minuta. Nuk ta jap kurrë këtë përgjigje”, ia ktheu moderatorja.