Në shtëpinë e Milan të gjithë kryqëzojnë gishtat, të gjithë luten që Zltan Ibrahomovic të rikuperohet sa më shpejt të jetë e mundur. Sulmuesi sudez ndjen ende shqetësime në tendinën e Akilit, për këtë arsye vijon të stërvitet i diferencuar.
Ibra nuk do të jetë në dispozicion të Piolit as për sfidën e së premtes kundër Udineses në San Siro, por dukshëm është më mirë dhe po bëhet gati për derbin kundër Inter në Kupën e Italisë.
Pjesa tjetër e ekipet, që ishin në dispozicion të Piolit vijojnë përgatitjet për ndeshjen kundër Udine ku kërkohet pikët e plota pas blofit përballë Salernitana.