“Shtetet e Bashkuara po përjetojnë një rënie të theksuar të rasteve të reja me Covid dhe ky ngadalësim i pandemisë do të ketë pasoja pozitive edhe në tregun e punës”, kështu ka deklaruar presidenti amerikan, Joe Biden.

Megjithatë, Biden ka paralajmëruar qytetarët që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos neglizhojnë masat e vendosura për parandalimin e virusit, ndërsa ka bërë vazhdimisht thirrje që të vaksinohet kundër COVID sepse është e vetmja armë aktualisht që mbron nga COVID.

“Ka ende shumë infeksione dhe duhet të jemi në gatishmëri, por për të qenë të qartë, ka pasur një rënie të jashtëzakonshme të rasteve të reja me koronavirus”, saktësoi ai.