Papa Emeritus Benedikti XVI u kërkoi falje sot viktimave të abuzimit seksual në Kishën Katolike, ndërsa hodhi poshtë akuzat se ai ishte i përfshirë në ndonjë krim.

Papa në pension po i përgjigjej një raporti të pavarur, të publikuar më 20 janar, i cili tregon dekada të abuzimeve dhe sjelljeve të pahijshme në kryedioqezën e Mynihut, të cilën ai e drejtoi si kardinal Joseph Ratzinger nga 1977 dhe 1982.

Në letrën e tij, Benedikti pranoi ” veprat penale dhe gabimet që ndodhën gjatë mandatit tim” dhe shprehu “kërkesën e tij të sinqertë për falje të gjitha viktimave të abuzimit seksual”.

Raporti jep detaje rreth akuzave për sjellje të pahijshme ndaj tij në katër raste. Ekspertët nga kompania ligjore Westpfahl Spilker Wastl (WSW) besojnë se Ratzinger ricaktoi priftërinjtë që kishin abuzuar me fëmijët në zona të tjera gjatë kohës së tij si kryepeshkop i Mynihut dhe Freising.

Këto akuza janë mohuar kategorikisht nga avokatët dhe këshilltarët e Ratzinger pas “kontrollit të fakteve” të publikuara edhe të martën.

“Raporti i ekspertit nuk përmban asnjë provë për të mbështetur një pretendim për sjellje të pahijshme ose një përpjekje për të mbuluar një krim të rëndë,” thotë ai.

“Si kryepeshkop, kardinali Ratzinger nuk ishte i përfshirë në asnjë akt të abuzimit”, shtoi ai.