Parlamenti ukrainas i ka bërë thirrje OKB-së, Komisionit Evropian, Parlamentit Evropian, APKE-së, Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Asamblesë Parlamentare të NATO-s, qeverive dhe parlamenteve të vendeve të huaja që të mos njohin pavarësinë e entiteteve të vetëshpallura si të tilla të rajoneve Donetsk dhe Luhansk.

Sipas dokumentit, parlamenti dënon me forcë çdo përpjekje të Rusisë për të njohur pavarësinë e “Republikës Popullore të Luhanskut” dhe “Republikës Popullore të Donetskut”, të vetëshpallura.

Parlamenti ukrainas i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mos njohë vendimet e mundshme nga Rusia në lidhje me pavarësinë e këtyre subjekteve.

Për më tepër, parlamenti u bëri thirrje organizatave ndërkombëtare që të riafirmojnë integritetin territorial të shtetit dhe paprekshmërinë e tij brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht dhe të dënojnë fuqishëm çdo veprim rus që synon përkeqësimin e situatës së sigurisë në botë në përgjithësi dhe në Ukrainë në veçanti.

Siaps medias, më 14 shkurt Këshilli i Dumës ruse planifikoi të përgatiste për një seancë plenare sot, dy projektrezoluta drejtuar presidentit rus Vladimir Putin duke i kërkuar atij të njohë pavarësinë e Donetskut dhe Luhanskut.