Për të gjithë banorët dhe ish-konkurrentët e “Big Brother VIP Albania” padyshim që kjo eksperiencë ka qenë një nga më të veçantat e më të papërsëritshme. Shumë prej tyre kanë vendosur që kujtimet e kësaj eksperience t’i vizatojnë në lëkurë nëpërmjet tatuazhëve, ku vetë “Vëllai i Madh” i mundësoi banorëve që të bënin një tatuazh brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Kështu, Donaldi mbajti premtimin ndaj Fifit duke realizuar tatuazhin ‘filoqyl’, që simbolizonte një lutje për të rënë shi.

Megjithatë, ka patur edhe banorë të cilët kanë rrënjosur në lëkurë eksperiencën e tyre pas daljes nga rrugëtimi i tyre. Një ndër to ka qenë edhe Paloma. Gazetarja e njohur ka publikuar ditën e sotme në një story në llogarinë e saj të “Instagram” tatuazhin e saj më të ri. Ajo ka bërë simbolin e famshëm të formatit, syrit që duket robotik, e që simbolizon vëzhgimin e pambarueshëm të të gjithë konkurrentëve. Paloma është një nga banorët që kanë lënë gjurmë brenda shtëpisë për shkak të polemikave dhe debateve që ajo ka krijuar. Edhe pse rrugëtimi i saj nuk zgjati shumë, ajo është e pranishme pothuajse çdo javë në panelin e ish-banorëve, duke dhënë opinionin e saj për ngjarjet që ndodhin.