Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly i ka thënë BBC-së dhe mediave të tjera britanike se Mbretëria e Bashkuar po përgatit një paketë sanksionesh të paprecedentë dhe të koordinuara kundër Rusisë.

Sanksionet do të nisnin sot dhe të tjera do të njoftohen me valë në ditët në vijim. Ato do të ishin sanksionet më të mëdha dhe më të rënda që Rusia ka parë ndonjëherë, tha ai për Sky News.

Cleverly tha se ukrainasit “duhet ta dinë se Mbretëria e Bashkuar qëndron me ta”. Ministri tha se Mbretëria e Bashkuar do të ofronte “ndihmë të drejtpërdrejtë” për Ukrainën në mbrojtjen e vendit të tyre.

“Kjo është planifikuar prej kohësh nga Vladimir Putin. Ky është një pushtim dhe është krejtësisht i paprovokuar dhe i pajustifikuar.”