Jo vetëm sanksione ekonomike, por edhe bota e sportit po bashkohet kundër Rusisë, pas sulmeve që kjo e fundit ka ndërmarrë kundër Ukrainës. E para që doli kundër Rusisë ishte UEFA që i hoqi finalen e Champions League duke e spostuar në Paris.
Me të njëjtin “motivacion”, edhe Formula 1 i bën “bllok” Rusisë, duke hequr nga harta çmimin e madh të Sochi. Ky vendim është konfirmuar zyrtarisht nga FIA.