Partia Demokratike ka prezantuar këtë të shtunë në Shkodër kandidatin për kryetar të kësaj bashki në zgjedhjet e 6 marsit kur do të mbahen zgjedhjet lokale në 6 bashki të vendit.
Pak ditë më parë, strukturat e PD në Shkodër propozuan emrin e Xhemal Bushatit për kandidat, i cili më pas u miratua edhe nga kryesia e partisë.
Këtë të shtunë, i pranishëm ishte edhe Enkelejd Alibeajn, i cili mban pozicionin e drejtuesit politik në Shkodër.
Bushati do të jenë në garë për kryetar të Shkodrës me rivalët e tij Bardh Spahia nga koalicioni “Shtëpia e Lirisë” dhe Majlinda Angoni nga radhët e Partisë Socialiste, e cila mbante pozicionin e prefektes.