Djali i ish-kryetares së Kuvendit, Jozafina Topalli, Genari, është përfolur shumë së fundmi nga mediet rozë se mund të jetë në një lidhje dashurie me ish-Missin shqiptar, Cindy Marina.

Ndonëse janë fotografuar disa herë bashkë, dyshja nuk e kishin pranuar asnjëherë publikisht se mund të ndodheshin në një marrëdhënie, deri më sot.

Ka qenë vetë Cindy, e cila në ditën e të dashuruarve ka postuar në Instastory, një foto ku shfaqet në krahë të Genarit.

Ata duken shumë të qeshur krah njëri-tjetrit, duke konfirmuar kështu dashurinë mes tyre.

Rikujtojmë se e ftuar disa muaj më parë në një emision, ish-Missi nuk ka zgjedhur as ta mohojë dhe as ta pohojë këtë lajm, duke lënë të kuptohet se mes tyre ka nisur diçka.

“Unë nuk jam tip që më bëhet qejfi shumë lehtë. Nëse më komplimenton dikush nuk më rritet mendja. Unë jam shumë e lumtur në shumë aspekte të jetës.Unë vetë kurrë nuk kam fol për jetën time personale dhe as në Instagram nuk kam postuar asgjë. Kam vendosur për të mos folur derisa të marr një vendim”, u shpreh në atë kohë bukuroshja.

Genar Topalli, ka qenë i lidhur më përpara me moderatoren e sportit, Eva Muratin. Ata nuk treguan detaje për këtë gjë, por secili ka vazhduar me jetën e tij.