Antonela Berisha, e cila u bë e njohur nga programi i dashurisë Për’puthen dhe më pas mori pjesë në Big Brother VIP do të jetë pjesë e Sanremo 2022.

Lajmin e bëri të ditur vetë Antonela pak ditë më parë duke publikuar lajmin nga mediat italiane. Ish-konkurrentja ishte së fundmi në një lidhje direkte nga Italia për emisionin “Ftesë në pesë”, ku tregoi më shumë detaje.

Ajo tha se është e angazhuar me aktivitetet e paradites para spektaklit, kryesisht në intervista me “vip-at”.

“Me siguri kanë parë një të çmendur në “Big Brother”. Kanë thënë ta sjellim këtu se kushedi ça bën. Jam pjesë e emisioneve që bëhen këtu te hoteli, ftojmë të gjithë artistat që janë në Sanremo, i intervistojmë, i pyesim si shkoi, si janë pritshmeritë, të gjithë këto. Po ashtu, në një emision ku flasim për veshjet e tyre. Unë jam mësuar në vetëm në televizion shqiptar, këtu është ndryshe, janë më të thjeshtë. Rashë direkt në sy me veshjet që zgjodha, me ca ngjyra të spikatura, në vend se të intervistoja unë ata, më intervistonin mua kush je ti, nga vjen…kishin ngelur gojëhapur. Nuk e kisha imagjinuar që do arrija deri këtu jam shumë e lumtur, se kjo gjë sigurisht është edhe falë Top Channel”, u shpreh Antonela.