Një lëvizje tjetër e Real Madrid në lidhje me dy sulmuesit më të mirë në qarkullim, Kylian Mbappe dhe Erling Haaland. Los Blancos mësohet norvegjezit të qëndrojë edhe një vit te Borussia Dortmund, përpara se të kalojë te “Los Blancos” në verën e vitit 2023.
Sipas mediave iberike, interesimi i Realit për Haaland është ftohur në periudhën e fundit, ndërsa tashmë ka marrë formë kjo hipotezë e re. Klubi madrilen po studion planin për ta blerë norvegjezin më vitin 2023, vit i cili përkon me skadimin e kontratës së Karim Benzema.
Pavarësisht kësaj, Haaland, i cili duket se i ka dhënë Realit një lloj përparësie (bese), sërish do të preferonte të lëvizte gjatë afatit kalimtar të verës së ardhshme. Ai vërtet dëshiron të transferohet në “Bernabeu”, por nuk mund të futet “në frigorifer” një vit për Real Madrid.