Trendi që mbretëronte në vitet 90-të është rikthyer dhe jo vetëm të famshëm, por edhe shumë adoleshentë kanë vendosur ta ndjekin atë.

Shumë njerëz filluan t’i zbardhin vetullat, t’i mbulojnë me korrektor, pudër, madje edhe t’i rruajnë, të gjitha për t’u dukur sikur nuk i kanë fare.

Yjet e skenës botërore si Madonna, Kim Kardashian, Katy Perry, Lydy Gaga, Bella Hadid, Kendall Jenner, madje edhe Kanye West i mbajtën ato që në vitet e kaluara.

Në vitet 90-të, një ndër persona më të famshëm që e solli lindjen e këtij trendi ishte edhe modelja Linda Evangelista.

Sot ky trend, trokiti sërish në dyert tona dhe shumica vendosin ta provojnë këtë ndryshim.

Është pothuajse e pamundur të mos vërehet se gjithnjë e më shumë vajza adoleshente po heqin vetullat për të qenë “moderne” dhe filtri i “vetullave të zbardhura” mund të gjendet edhe në aplikacionin TikTok.

Ndoshta një nga arsyet më të mëdha pse ky trend është rikthyer tani është pandemia, e cila na bëri të eksperimentojmë me bojëra flokësh dhe produkte të tjera kozmetike në shtëpi.

Por nuk keni pse të shqetësoheni, pasi vetullat janë ende një pjesë e rëndësishme e fytyrës dhe stili i tyre zakonisht do të mbetet po i njëjti dhe nuk ka për të ndryshuar shumë ndër vite. Për momentin, le të shijojmë trendet e reja që dalin.