Mbi 1000 ukrainas ikën dje nga Ukraina, pasi kjo e fundit u sulmua me raketa nga Rusia, ndërsa u akomoduan në qytetin polak Przemysl. Ata shkuan drejt këtij qyteti me tren, pasi aeroportet e vendin kanë pezulluar fluturimet.

BBC shkruan se nga ana tjetër, Polonia ka hequr dorë nga kërkesa për të karantinuar ose paraqitur një test negativ Covid-19 për njerëzit që vijnë nga Ukraina. Shumë prej tyre qëndruan gjatë natës në stacionin e trenit në shtretërit e kampit pasi hotelet janë rezervuar plotësisht.

Polonia ka ngritur nëntë pika pritjeje për ukrainasit që kalojnë kufirin, ku ata mund të marrin ushqim, ndihmë mjekësore dhe informacion.

Ndërkohë, agjencia shtetërore e lajmeve PAP po raporton se mijëra njerëz pritet të mbërrijnë sot në pikën kufitare Medyka me makina nga i gjithë vendi për të mbledhur njerëz dhe të afërm që po vijnë nga Ukraina. Besohet se në Poloni jetojnë nga një deri në dy milionë ukrainas, megjithëse vetëm gjysmë milioni janë të regjistruar në shërbimet sociale polake.