Presidenca, nëpërmjet zëdhënësit Tedi Blushi ka njoftuar se në orën 09:00 do të publikohen në faqen zyrtare të Presidentit Ilir Meta, përgjigjet për 72 pyetjet e Gjykatës Kushtetuese.

Blushi thekson se do të faktohen manipulimi nga Kuvendi të provave kundër presidentit.

Postimi i Tedi Blushit:

Në funksion të transparencës para të gjithë qytetarëve, sot në ora 09:00, në faqen zyrtare të Institucionit të Presidentit të Republikës do të publikohen përgjigjet për 72 pyetjet e Gjykatës Kushtetuese.
Na falni për vonesën prej 24 orësh, por ngjarja skandaloze e faktuar e manipulimit mafioz nga Kuvendi të provave kundër Presidentit të Republikës na e pamundësoi transparencën e plotë dje.