Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mbajtur sot një konferencë për shtyp. Ndërkohë që pritet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme, presidenti tha se “e ardhmja e sigurisë evropiane po vendoset tani, këtu në Ukrainë”.
Duke folur së bashku me liderët polakë dhe lituanezë, Zelensky tha: “Ne jemi unanim në vlerësimin tonë për krimet e Federatës Ruse. Ky është një akt tjetër agresioni kundër Ukrainës, sovranitetit të saj, integritetit tonë territorial.”
Zelensky bëri thirrje për një regjim të ashpër sanksionesh kundër Rusisë. Presidenti i SHBA Joe Biden tha të martën se SHBA do të sanksionojë institucionet financiare dhe oligarkët e Rusisë. Mbretëria e Bashkuar, Bashkimi Evropian, Kanadaja, Australia dhe Japonia gjithashtu njoftuan sanksione të reja ndaj Rusisë.