Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, ngre alarmin se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po tenton të shkatërrojë Ukrainën.
Të premten, në ditën e dytë të pushtimit rus në Ukrainë, ministri i Jashtëm francez ka paralajmëruar se “siguria” e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, është në rrezik.
“Kjo është luftë e plotë. Putin ka vendosur… të nxjerrë Ukrainën jashtë hartës së shteteve”, ka thënë Le Drian për radion France Inter.
Ai ka shtuar se Franca është e “shqetësuar” për një ofensivë të mundshme ushtarake të Rusisë kundër Moldavisë dhe Gjeorgjisë, dy shtete që kanë qenë dikur pjesë e ish-Bashkimit Sovjetik.