Princi i Uellsit ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe tani është i izoluar.
Princi Charles mori rezultatin pozitiv këtë mëngjes dhe ka shtyrë inaugurimin e një statuje në Winchester.
Një mesazh në faqen zyrtare të princit në Twitter thoshte:
“Këtë mëngjes Princi i Uellsit ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe tani është i izoluar. HRH është thellësisht i zhgënjyer që nuk mund të marrë pjesë në ngjarjet e sotme në Winchester dhe do të kërkojë të riplanifikojë vizitën e tij sa më shpejt të jetë e mundur.“
Të mërkurën, ai dhe gruaja e tij Dukesha e Cornwall-it takuan njerëz në një pritje në Muzeun Britanik.
Kjo është hera e dytë që 73-vjeçari infektohet me koronavirus pasi raportoi simptoma të buta në mars 2020.
Rikujtojmë se lajmi vjen vetëm disa ditë pasi Mbretëresha shprehu “dëshirën e saj të sinqertë” që dukesha e “Cornwall”-it të ishte mbretëresha Camilla në krah të Charles, kur ai të jetë një ditë mbret.
Kjo deklaratë eklipsoi gjithë ceremoninë e 70-vjetorit të saj, duke shokuar të gjithë publikun. Dhe ja pse Charls dhe Camila, të dashuruar prej kohësh, u martuan në vitin 2005 në një ceremoni politike në Windsor. Pas vdekjes së princeshë Diana, Charles u martua me Camilën, me të cilën përflitej prej kohësh se kishin një lidhje jashtëmartesore.