Ish-legjenda e Manchester United, Roy Keane, ka dhënë mendimin e tij në lidhje metë ardhmen e klubit. Djajtë e Kuq nuk po kalojnë një sezon shumë të mirë edhe pse objektivat kryesorë të sezonit janë akoma të arritshëm, si pjesëmarrja në edicionin e ardhshëm të Champions League dhe ecuria në edicionin aktual me ndeshjen e kthimit të 1/8-ave kundër Atletico Madrid.
Pikërisht nga madrilenët mund të vijë ndonjë risi. Në fakt, ish-mesfushori, siç ka raportuar Mirror, shikon te Diego Pablo Simeone trajnerin e duhur për të ardhmen e klubit anglez.
“Manchester United duhet të emërojë Simeone-n si trajner”, ka thënë Roy Keane. “Ka temperamentin e duhur. Simeone po kalon një periudhë të vështirë tek Atletico në këtë moment. Ndoshta aventura e Diego-s në Madrid ka ardhur në fund.
“Duhet t’i telefonojnë, është një personalitet i madh. Ka bërë gjëra të mëdha. Ndoshta ky opsion mund të funksionojë. Klubet bëjnë shpenzime të çmendura për lojtarët, pse të mos bëhet një e ngjashme për një trajner. Shko dhe merre!”.