Zyrtarët e inteligjencës perëndimore dhe amerikane po i kushtojnë vëmendje të madhe për çdo shenjë të aktivitetit të mundshëm rus në Ballkanin Perëndimor, sipas një burimi të njohur me inteligjencën, megjithëse deri më tani, ata nuk kanë parë asgjë të pazakontë, shkruan CNN.

Zyrtarët po vëzhgojnë gjithashtu nga afër përdorimin rus të aseteve të saj ushtarake në Moldavi në fushatën e saj në Ukrainë, ku Rusia mbështet republikën separatiste të Transnistrisë.

Vëmendja lë të kuptohet për shqetësimet e vazhdueshme perëndimore se ambiciet e presidentit rus Vladimir Putin mund të jenë më të mëdha se Ukraina.

I pyetur të enjten nga CBS nëse ka inteligjencë që Putin synon të përparojë përtej Ukrainës, Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha: “Nuk keni nevojë për inteligjencë për t’ju thënë se kjo është pikërisht ajo që dëshiron Presidenti Putin”.