Reshjet e dëborës kanë përfshirë qarkun e Korçës gjatë natës ndërsa ka pasur edhe reshje shiu. Trashësia e dëborës varion nga 5 deri në 10 centimetër.

Rrugët janë të kalueshme ndërsa po punohet për pastrimin dhe kirposjen. Temperatura mesatare është -1 gradë.

Aktualisht nuk paraqiten probleme me qarkullimin e mjeteve në akset rrugore nacionale dhe turistike.