Kryetari i bashkisë Bulqizë, Lefter Alla ka inauguruar sot Qendra shëndetësore të Zerqait, të ndërtuar nga fillimi.
Kryetari i bashkisë Alla, theksoi se qendra shëndetësore është ndërtuar nga fillimi, është pajisur me gjithçka të nevojshme dhe ju shërben qindra banorëve të Zerqanit.
“Janë një sërë fshatrash të Njësinë Administrative Zerqan që do të përfitojnë nga Qendra Shëndetësore e ndërtuar nga fillimi dhe e pajisur me gjithçka të nevojshme për një institucion shëndetësor të kësaj natyre. Në vijimësi të angazhimeve tona për shërbime të tilla shëndetësore kudo që ka nevojë, Qendra Shëndetësore në Zerqan është një investim që jo vetëm përmbush nevojat e banorëve të zonës, por edhe i realizuar brenda të gjitha standardeve të nevojshme”, shprehet Alla.