Kryeministri Edi Rama deklaroi se qëndrimi i Shqipërisë është sa i takon konfliktit Rusi-Ukrainë.
Në një komunikim me gazetarët, Rama tha se duhen bisedime për zgjidhjen e konfliktit.
Pyetje: Zoti kryeministër ditët e fundit kemi parë një shtim të trupave të Rusisë në Poloni dhe në kufi me Ukrainën.. A lind nevoja që ju apo ministrja të udhëtoni në Ukrainë?
Rama: Dëshiroj të theksoj që qëndrimet tona lidhur me këtë çështje në vijim janë të qarta, të njohura, të pandryshuara. dëshiroj të theksoj se në këndvështrimin tim rruga për të adresuar këtë tension që rritet çdo ditë në këtë konflikt që është burim i tensionit, është rruga e bisedimeve. çdo shqiptar që ndjek me sadopak interes ecurinë e Shqipërisë në arenën ndërkombëtarë, sot duhet të ndihet mirë dhe i vlerësuar. Na njihet aftësia të mund të japin kontribut ekstra. Nuk është çiftëzim as i rastësishëm as formal. Është një çiftëzim strategjik dhe shumë domethënës për marrëdhëniet tona. Por është edhe një vlerësim i posaçëm. Nuk jemi në fushën e qokave. Bëhet fjalë për të krijuar një dyshe që do angazhojë KS për këtë temë, por jo vetëm. Do të kemi mundësi në këto dy vite të luajmë një rol, duke shfrytëzuar peshën e madhe që i jep këtij çiftëzimi SHBA. Shqipëria është shumë e qartë në pozicionin e vet. Në atë modestinë e peshës sonë, në këtë përballje elefantësh ruajmë të drejtën të themi bisedime, bisedime, bisedime.