Aktorja e njohur, Monika Lubonja ishte e eliminuara e fundit, që la shtëpinë e “Big Brother VIP”. Ajo nuk arriti të shkonte dot në finale, por pavarësisht kësaj e konsideroi një eksperiencë të paharrueshëm.
Pasditen e sotme, Monika ka qenë e ftuar në “Shqipëria LIVE”, ku ka rrëfyer gjithçka. Ndër të tjera, ajo ka folur edhe për punë në bashkinë e Tiranës.
Aktorja u shpreh se ka 4 muaj që nuk është paguar dhe në momentin që është futur në lojë, ka kërkuar vetë që t’i ndërpritej paga.
“Kam kërkuar të më ndërpritet paga, ndaj nuk jam paguar për 4 muaj. Edhe sot që jam me juve jam e pa paguar dhe kjo mund të vërtetohet lehtësisht dhe kjo është fatkeqësia e opinionit që marrin diçka, e sjellin dhe e japin bruto”, tha Monika.
Kujtojmë që me publikimin e pagave të të gjithë shqiptarëve, u bë e ditur rroga edhe e shumë personazheve të njohur. Një prej tyre ishte edhe Lubonja, e cila paguhej 114 mijë lekë të reja.