Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme VKM nr. 101 mbi skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi, për vitin 2022 konsultuar gjerësisht me fermerë blegtorë dhe grupe interesi, duke akorduar kështu buxhetin e më të madh në mbështetje të drejtpërdrejtë të fermerëve.
Nëpërmjet një postim në rrjetet sociale ministrja e Bujqësisë, Frica Krifca sqaron se: Me këtë mbështetje Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural synon:
– Përmirësim dhe rritje të përthithjes së skemës mbështetëse me naftë për punime të mekanizuara që ulin kostot e prodhimit.
– Ndërtimin e serrave diellore për shtimin e sipërfaqeve të reja, mbështetjen për fara e fidanë të çertifikuar duke rritur gjurmueshmërinë, sigurinë ushqimore dhe duke ulur kostot e prodhimit.
– Çertifikim organik dhe Global GAP si dhe zgjerim të sipërfaqes së mbjellë me bimë medicinale duke zgjeruar potencialet eksportuese.
– Mbështetje për zgjerim të blegtorisë dhe tregjeve blegtorale dhe bletarisë.
– Zgjerim të tregjeve bujqësore që bashkojnë fermerë në shitje, në bashkëpunim me pushtetin vendor.
– Mbështetje për inovacion dhe digjitalizim në ferma.
– Ngritjen e Skemës Kombëtare të Informimit në bujqësi, blegtori dhe peshkim në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës duke krijuar dhe qendrën e ekselencës dhe inovacionit të sistemeve prodhuese.
– Fuqizim të sektorit të peshkimit duke rinovuar anijet, infrastrukturën e peshkimit dhe duke zgjeruar kapacitetet eksportuese.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural